VV-ja e para

VV-ja e para

Deri më tani janë numëruar mbi 97% e votave apo 2 mijë e 491 vendvotime nga 2 mijë e 547 sa kanë qenë gjithsej.

Sipas rezultateve të deritanishme, Vetëvendosje prinë me 25.59% të votave apo 200 mijë e 374 vota. Pas VV-së, renditet LDK-ja me 24.87% apo 194 mijë e 778 vota.

Ndërsa, PDK-ja është e treta me 21.07% të votave, AAK-PSD me 11.53% të votave dhe SL me 6.71% të votave. Ndërsa, subjektet tjera kanë 10.24% të votave, shkruan rtv21.tv

Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Ato do të numërohen gjatë ditëve në vijim./21Media