Brenda dy ditëve në rajonin e Mitrovicës kanë humbur jetë dy persona në aksident rrugor

Brenda dy ditëve në rajonin e Mitrovicës kanë humbur jetë dy persona në aksident rrugor

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës njofton duke marrë parasysh fluksin e shtuar në trafikun rrugor dhe rritjen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, ka bërë apel për pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e automjeteve, që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

“Të respektojnë dispozitat ligjore, sinjalistikën rrugore, t’iu përshtaten kushteve të rrugës, të mos drejtojnë automjetet derisa janë në ndikim të lodhjes, gjumit apo nën ndikim të alkoolit, t’i shmangen përdorimit të telefonit gjatë ngasjes si dhe veprimeve tjera që mund të shkaktojnë rrezik dhe pasiguri gjatë drejtimit të automjetit”, bëhet e ditur në komunikatë.

Polica në këtë rajon, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik siç njoftohet ka ndërmarrë masa shtesë duke shtuar kapacitetet e njësive në mbështetje të njësive të trafikut rrugor, duke angazhuar edhe njësi shtesë nga niveli i stacioneve policore.

”Në këtë rast për pjesëmarrësit që bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, po shqiptohen edhe masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti këtyre me pasoja fatale” njofton policia./21Media