Thirrje partive politike që mos të përfshijnë në lista zgjedhore njerëz me aktakuza

Thirrje partive politike që mos të përfshijnë në lista zgjedhore njerëz me aktakuza

Partitë politike duhet të kenë në listat e tyre të kandidatë njerëz që nuk kanë asnjë problem me ligjin, dhe qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin vetëm në mes të atyre që janë kandidat me integritet.

Kështu u tha në tryezën me temën “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”, organizuar sot nga Fondacioni Uestminster për Demokraci në Kosovë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Fitim Mulolli, drejtues i Fondacionit Uestminster për Demokraci në Kosovë, u bëri thirrje partive politike që mos të përfshijnë në lista zgjedhore njerëz me aktakuza. E Betim Musliu nga IKD tha se trendi i kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin është rritur vitet e fundit.

Trendi i këtyre kandidatëve të cilët kanë pasur probleme me ligjin në zgjedhjet e vitit 2010 ka degraduar dhe është rritur në vazhdimësi si në zgjedhjet e vitit 2014 po ashtu në ato të fundit të vitit 2017, ku një numër bukur i madh i tyre ka arritur të jetë pjesë e listave të partive politike dhe të njëjtit janë votuar nga qytetarët dhe janë zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës. Degradimi ka vazhduar në pushtetin ekzekutiv ku përzgjedhja e ministrave e zëvendësministrave është bërë edhe prej njerëzve që kanë pasur aktakuza e dënime”, tha Musliu.

Ai tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë, nuk i përgjigjet ende nevojave të qytetarëve për ta bërë gjykimin në bazë të provave dhe dënimeve, e jo agjendave të caktuara.