Numri i votuesve në Pejë ka filluar të rritet

Nuk raportohet për parregullsi

Interesimi i qytetarëve për të votuar në qytetin e Pejës ka filluar të rritet, raporton gazetarja e RTV21 në këtë qytet.

Në Pejë qysh në ora 7:00 janë hapur 24 qendra votimi me 132 vendvotime. Pritet të votojnë 109 mijë e 558 qytetarë. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë parregullsi.

Back to top button