Seferi ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes

Seferi ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes

Pas një kohe të gjatë pushimi rikthehet në ring boksieri Nuri Seferi, i cili dje zhvilloi ndeshjen e parë pas rikthimit në ring në Sporthalle Grossmatt të Zvicrës, i cili u përballë me kundërshtarin e tij të boksit, Rad Rashid.

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, duke u treguar luftëtar kundër kandidatit të tij Rad Rashid dhe në fund pas numërimit të goditjeve nga gjyqtarët profesionit Seferi shpallet fitues./Tv21