Plasi sherri jashtë oktagonit

Plasi sherri jashtë oktagonit

Skena të shëmtuara e dëmtuan UFC 229. Khabib Nurmagomedov e mposhti McGregorin, dhe pas kësaj plasi sherri masiv jashtë oktagonit.

Disa sekonda pasi Khabib e detyroi Gregorin të dorëzohej, ai kaloi nga kafazi dhe iu drejtua njërit nga pjesëtarët e stafit të McGregor duke nisur një përleshje.

Teksa po e merrte veten, McGregor u godit në oktagon nga njëri prej anëtarëve të stafit të Nurmagomedov.

Tre pjesëtarë të stafit të Nurmagomedov u arrestuan por, u liruan më vonë.

Kryetari i UFC, Dana White tha se McGregor ka refuzuar të shtyjë akuzat.

Më vonë, White u dëgjua teksa tha se fituesi 30-vjeçar nuk mund të merrte rripin e tij në oktagon, nga frika se mos po nxiste probleme mes atyre që ishin të pranishëm në Las Vegas’ T-Mobile Arena./21Media