Kështu përgjigjet Adelina

Kështu përgjigjet Adelina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha i është përgjigjur pyetjeve që fansat i kanë bërë në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 330 mijë ndjekës, shkruan rtv21.tv

Ajo ka treguar se shumë shpejt do të vijë me dy projekte të reja muzikore të cilat do të jenë bashkëpunime, mirëpo nuk ka bërë të ditur se me kë.

Adelina nuk ka hezituar që të përgjigjet edhe në pyetje lidhur me jetën private.

Këngëtarja e cila nuk është përfolur për ndonjë lidhje, ka treguar se cila është mënyra që një djalë të ia fiton zemrën.

“Hmmm të jetë sa më komik”, ka thënë Adelina.

Një prej ndjekësve e ka pyetur se a do të ishte martuar në katund, ndërsa përgjigja e Adelinës ishte “Ku e ka shkrujt Zoti”.

“Gabim i bukur” është projekti i fundit muzikor i Adelinës që është publikuar më 25 shkurt të këtij viti dhe që deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media