Secila më e bukur se tjetra

Secila më e bukur se tjetra

Shumicën e kohës ata i shohim në fushën e blertë në kërkim të fitores, por për jetën e tyre private dimë shumë pak. Numri i madh i lojtarëve jetojnë jashtë vendit dhe tregohen shumë të rezervuar lidhur me raportet e tyre të dashurisë, shkruan rtv21.tv

E disa nga futbollistët shqiptarë tashmë janë edhe të martuar.  Disa nga ta edhe janë bekuar edhe me ndjesinë e të qenurit prind. Gratë e tyre apo të dashurat bienë në  sy të të tjerëve falë  partnerëve  të tyre të cilët  kanë famë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë vendit, në shtetet ku e zhvillojnë karrierën e tyre.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga “nuset” më të bukura që mbajnë në krah futbollistët shqiptarë.

Monika dhe Lorik Cana

Çifti janë të martuar dhe së bashku e kanë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Boiken.

Ornela dhe Andi Lila

Çifti Lila, janë të martuar dhe kanë djalë Ayan, ndërsa  Ornela dhe Andi po priten të bëhen së shpejti prindër për herën e dytë.

Kornelia dhe Sokol Cikalleshi

Sokoli dhe Kornila dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë, ata  janë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Rajana.

Efnanj dhe Samir Ujkani

Dashurinë e tyre e  kurorëzuan verën e kaluar me martesë,  çifti tash janë prindër të një vajze, të cilës vendosen ta quajnë Ilayda.

Taulant Xhaka  dhe Arbnora Nuredini

Arbnora e Taulanti janë fejuar në fillim të këtij viti, çifi vazhdimidht posoton fotografi në rrjetet sociale ku duken shumë bukur.


Granit dhe Leonita Xhaka

Ata janë martuar vitin e kaluar, çifti janë shumë të lumtur pranë njëri tjetrit. Leonita është fansja më e madhe e Granitit, e cila vazhdimisht i përcjellë ndeshjet e tij.


Belkiz Kera dhe Milot Rashica

Edhe pse i ri në moshë Miloti është i fejuar,  dhe duket të ketë një jetë të lumtur se bashku me Belkizin e cila shumicen e ndeshjeve i qëndron afër atij./21Media