Ato janë motra dhe kunata mes vete

Ato janë motra dhe kunata mes vete

Ato janë ndër gratë më të komentuara të politikanëve në mediat rozë, të cilat arrijnë të marrin vëmendje me veprime të ndryshme. Bëhet fjalë për motrat Muçaj, Anitën dhe Lolën, të cilat janë edhe nuse të familjes Haradinaj.

Si Anita, ashtu edhe Lola janë mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

E kur jemi te imazhet, moderatorja Lola Muçaj, e cila është gruaja e deputetit, Daut Hardinaj publikoi një fotografi të bukur, në të cilën shihet bashkë me motrën e saj, Anitën, e cila është bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, shkruan rtv21.tv

“Rrënjët tona thonë se ne jemi motra, zemrat tona thonë se jemi miq”, shkroi Lola në instagram, ku numëron 39 mijë e 500 ndjekës.

Anita Muçaj-Haradinaj është e martuar prej vitesh me kryeministrin Ramush Hardinaj dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë.

Ndërsa, Lola është e martuar prej vitesh me vëllain e Kryeministrit, Dautin dhe së bashku kanë dy fëmijë./21Media