Fjolla mahintëse

Fjolla mahintëse

Këngëtari i mirënjohur, Alban Mehmeti është i martuar me bukuroshen, Fjolla Svircën të cilët janë prindër të dy djemve, Lurnit dhe Troit.

Ashtu si Albani edhe Fjolla tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale me ç’rast publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Fjolla komentohet më së shumti për stilin e saj, në fotografitë e fundit ajo është shfaqur e veshur si nuse me dallamë.

Bukuroshja tregoi se mori pjesë në një fotosesion për reklamim e veshjeve tradicionale, ku është shfaqur mjaft bukur. /21Media