Kanë mbetur edhe pak ditë nga dasma e këngëtarit të njohur, Bleros me Afronën

Kanë mbetur edhe pak ditë nga dasma e këngëtarit të njohur, Bleros me Afronën

Të ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”, çifti kanë zbuluar detaje nga dasma e tyre e cila do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu, shkruan rtv21.tv

Për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen disa emra të njohur të estradës si Sabri Fejzullahu, Shkurte Gashi, Meda, Gena, NRG Band, Yll Limani dhe në fund DJ PM.

Gjatë emisionit, Afrona i ka shërbyer çaj Bleros, teksa më pas mori edhe një legen me ujë dhe i lau duart Bleros.

Afrona gjithashtu provoi të gatuaj pite.

Blero dhe Afrona, do t’i thonë po njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore më 21 shator./21Media