Afrona një princeshë e vërtetë

Afrona një princeshë e vërtetë

Një ndër dasmat që mori vëmendjen më të madhe në mediat rozë ishte e këngëtarit të mirënjohur, Blero Muharremit dhe modeles së mirënjohur shqiptare, Afrona Dika. Çifti i njohur organizuan një dasmë madhështore, për të cilën u përkujdesën për çdo detaj.

E vëmendjen më të madhe padyshim që e rrëmbeu nusja, e cila me fustanet e realizuara pikërisht për ditën më të lumtur të jetës, dukej si një princeshë e vërtetë, transmeton rtv21.tv

Ajo përzgjodhi tre fustane të punuar me shumë dashuri nga dizenjatorja Drenusha Xharra. Secilin fustan e kombinoi me frizurë e grim të thjeshtë, prandaj lirisht mund të cilësohet si nusja e vitit 2019.

Kur u bë prerja e tortes, Blero i dedikoi asaj një këngë, e cila u përshkua me shumë emocion.

Kjo dasmë madhështore u mbajt në Shëngjin./21Media