Ajo shkëlqen e veshur si një nuse tradicionale kosovare

Ajo shkëlqen e veshur si një nuse tradicionale kosovare

Një ndër çiftet që mjaft shpesh janë pjesë e mediave rozë padyshim që janë futbollisti i njohur kosovar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj.

Ata janë mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të shumta nga jeta e tyre, shkruan rtv21.tv

Edhe pse nuse e një futbollisti me nam botëror, Leonita duket se nuk ka harruar traditat. Ajo në rrjetet sociale ka publikuar fotografi me veshjet tradicionale të nuseve kosovare, dimijat.

“Edhe pse jam e lindur dhe e rritur jashtë shtetit të Kosovës, traditat shqiptare nuk i harroj asnihere, dhe duhet të mbahen përgjithmon, jam krenare që jam shqiptare me gjak dhe me zemer.”, ka shkruar Leonita.

Kujtojmë se futbollisti shqiptar i Arsenalit,  Granit Xhaka dhe Leonita zyrtarisht janë martuar më 16 janar të këtij viti./21Media