Leonita duke vallëzuar

Leonita duke vallëzuar

Një ndër çiftet që mjaft shpesh janë pjesë e mediave rozë padyshim që janë futbollisti i njohur kosovar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj.

Ata janë mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të shumta nga jeta e tyre.

Së fundmi, Leonita duket se ka qenë në një ndejë, me ç’rast nga ajo ka publikuar një imazh të bukur në instagram.

E veshur me fustan ngjyrë vjollce, të qelë sipër dhe të mbyllur kah fundi dhe me flokë frizurë, nusja e Granitit thjesht shkëlqen në imazhet e fundit, shkruan rtv21.tv

Nga imazhet e publikuara, bukuroshja shqiptare ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Ndryshe, Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj janë martuar zyrtarisht më 16 janar të këtij viti./21Media

A post shared by LEONITA XHAKA ♡ (@__ll.gx__) on