Dua përkrah të dashurit

Dua përkrah të dashurit

Javën e kaluar ka vdekur gjyshja e Anwar Hadid, të dashurit të këngëtares së mirënjohur me prejardhje shqiptare, Dua Lipa. Në funeralin e saj ishte e pranishme artistja, ku shihej përkrah të dashurit të saj. Po ashtu, ishte i pranishëm edhe modeli Tyler Cameron, për të cilin thuhet se është në lidhje me motrën e Anwarit, bukuroshen Gigi Hadid. Me këtë konfirmohet lidhja e tyre, transmeton rtv21.tv

Gjyshja e Anwar Hadid, 78-vjeçare, vdiq javën e kaluar pas një beteje me kancerin.

Vlen të përmendet se artistja e mirënjohur shqiptare në muajin qershor i dha fund lidhjes së saj me Isaac Carew. Vetëm pak javë pasi ajo u nda nga Isaac Carew, filluan thashethemet se Dua ka filluar lidhjen me Anwar Hadid. Siç raportojnë mediat e huaja, Anwar është tre vjet më i ri se Dua. Ai ka qenë në një lidhje të shkurtër me modelen Kendall Jenner./21Media