Hakmarrja e nuses

Hakmarrja e nuses

Në ditën e fundit kur mendoi se do të martohej me personin e zemrës, Caseys i ndodhi e papritura.

Deri sa ajo ishte duke festuar natën e fundit të beqarisë pranë miqve të saj më të mirë, mori një mesazh nga një numër i panjohur, duke thënë:

“Unë nuk do të martohesha me të, po ti?”, shoqëruar nga fotografi që tregonin të dashurin e saj me një grua tjetër dhe mesazhet që ata kishin shkëmbyer.

Unë nuk mund të ndalem së menduari për ty. Kurrë nuk e kisha ndierë një lidhje të tillë me askënd.” “Trupi juaj është fantastik dhe ju dini se si ta përdorni. Unë dua që e dashura ime të ketë gjysmën e aftësive tuaja”.

Duke u ndier e tradhtuar, Casey pesudonim i emrit të vërtet filloi të qante dhe miqtë e saj e këshilluan të anulonte martesën. Megjithatë, ajo mendoi që në shkëmbim të tradhëtis të hakmerret. Të nesërmen, ndërsa eci drejt altarit me fustanin e bardhë dhe celularin në dorë, u ndal para miqve të saj dhe tha:

Sot nuk do të ketë dasmë, i dashuri im nuk është personi që kisha menduar”.

Pas kësaj ajo para të ftuarëve filloi t’i lexonte të gjitha mesazhet që i kishte marrë. I dashuri i saj doli nga kisha dhe të ftuarit po i duartrokisnin guximit të saj, edhe pse ajo nuk do të martohej me personin që kishte ëndërruar, preferoi lumturinë e saj. /21Media