Ajo vdiq si pasojë e një ataku kardiak teksa po hidhte buqetën e luleve

Ajo vdiq si pasojë e një ataku kardiak teksa po hidhte buqetën e luleve

Po jetonte ditën më të bukur të jetës së saj, atë të martesës, kur pak minuta pas celebrimit, jeta e saj u ndërpre.

Është kjo ajo që i ndodhi një nuseje të re, Celeste Biguè, e cila vdiq si pasojë e një ataku kardiak teksa po hidhte buqetën e luleve.

Ngjarja e rëndë u shënua në Amadora, gjatë javës që lamë pas, jo shumë larg Lisbonës, në Portugali.

Martesa mes saj dhe bashkëshortit Rui po ecte normalisht, mes njerëzve më të dashur, kur krejt papritur ndodhi tragjedia.

Nusja teksa po hidhte buqetën e luleve, ra përtokë pa ndjenja. Për të nuk kishte më ç’të bëhej, ajo u deklarua e vdekur, si pasojë e arrestit kardiak.