Nusja thyen traditat!

Nusja thyen traditat!

Kur e mendojmë ditën e dasmës në fantazinë tonë përfshihet gjithmonë një fustani i bardhë, i bukur dhe plot shkëlqim.

Mirëpo, kjo nuk ka qenë në fantazinë e Ivyt e cila për ditën e saj të martesës ka zgjedh të vesh një fustan të fryrë me ngjyrë të zezë. Të pranishmit përfshirë edhe dhëndrin ishin veshur me të bardha, kurse nusja e kishte gjithë vëmendjen me fustanin e zi.

Në të vërtetë, këto fotografi të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale nuk kanë të bëjnë me jetën reale, janë pjesë e filmit “Wildflower” në të cilin aktorja e njohur Maja Salvador ka luajtur.

Në këtë film përshkruhen traditat e hershme në Spanjë.

Ndryshe, fustanet e zi të dasmës tani kanë filluar të jenë pjesë e pasarelave të modës, mirëpo ato me ngjyrë të bardh vazhdojnë të dominojnë./21Media

IVY AGUAS #TheBrideInBlack #WildflowerWildestWedding AUGUST 9 2017

A post shared by Maja Salvador (@iammajasalvador) on