19-vjeçari dështoi në provimet e tij në verën e vitit 2017

19-vjeçari dështoi në provimet e tij në verën e vitit 2017

Dan Legg, 19 vjeçar, i cili thuajse dështoi në shkollë është bërë një milioner, pasi që mësoi se si të tregtonte monedhat e huaja në YouTube – dhe duke investuar paratë që kishte kursyer nga puna e tij, duke punuar të shtunave.

Mediat e huaja raportojnë se, Dan Legg, u përball me një të ardhme të pasigurt, pasi ai dështoi në provimet e tij në verën e vitit 2017, por tani fluturon me aeroplanë privatë, zotëron dy shtëpi, si dhe disa orë luksoze dhe paguan prindërit e tij, kështu që ata të mos kenë nevojë të punojnë.

Ai shprehet se pasurinë e tij e fitoi duke tregtuar në një treg të huaj (Forex) duke përdorur një aplikacion në telefonin e tij. Si dhe tani ai është bërë një ekspert i tillë duke ua marrë deri në 1.000 dollarë njerëzve që të mësojnë këshilla prej tij.

Legg  mënyren e jetës së tij luksoze shpesh herë e publikon në rrjetet sociale, duke përfshirë aeroplanë privatë dhe makina të shtrenjta. Ai zotëron një Range Rover që kushton rreth 80,000 funte.

Ai citohet të ketë thënë se , “Unë punoj shumë kështu që unë mund të shpenzoj paratë e mia në atë që më pëlqen”.

Legg ka treguar se prindërit e tij e kishin një kafe të vogël në Çeddar Gorge, dhe atij i dhanë gjithçka që ai kishte nevojë. /2Media