Nxënësit e shkollës profesionale në Vushtrri bëhen me sigurim shëndetësor

Komuna e Vushtrrisë siguron nxënësit e shkollës Teknike dhe Profesionale që po kryejnë praktikën

Mbi 1100 nxënës të dy shkollave të mesme, Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” dhe Shkollës së Mesme Profesionale “Bahri Haxha” të qytetit të Vushtrrisë, nga ky muaj janë bërë me sigurim shëndetësor gjatë kohës që ata kryejnë praktikën profesional, njofton Komuna e Vushtrrisë.

Po ashtu bëhet e ditur se shpenzimet e sigurimit shëndetësor të nxënësve që kryejnë praktikën mbulohen nga buxheti i Komunës.

Përmes një ceremonie, kartelat e para të sigurimit shëndetësor nxënësve u janë ndarë sot nga kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, i cili tha se Komuna e Vushtrrisë po e ndërton një politikë të re që është e vetmja në gjithë Kosovën.

“Vushtrria bëhet Komuna e parë që siguron nxënësit e shkollave profesionale përgjatë mësimit në punë-praktikës profesionale. Kjo politikë e re në arsim ka për qëllim avancimin e arsimit profesional dhe më e rëndësishmja afrimin e nxënësit me punëdhënësin”, ka thënë Tahiri.

Drejtori i arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Afrim Namai, ka deklaruar se sigurimi shëndetësor për nxënësit, është bërë për shkak të mbrojtjes së nxënësve gjatë punës së tyre praktike./21Media

Back to top button