Të menduarit brenda kutisë

Të menduarit brenda kutisë

Një mësues shkolle ka bërë një hap të madh pasi që studentët e tij kur marrin pjesë në një provim,  duhet të vendosin kuti kartoni në kokë për të mos mashtruar.

Sipas mediave lokale, prindërit janë të zemëruar nga gjendja e pazakontë dhe kanë kërkuar shkarkimin e mësuesit nga Shkolla “Bachilleres 01 El Sabinal” në Meksikë.

Raportet thanë që mësuesi i Etikës dhe vlerave, i identifikuar si Luis Juarez Texis, i bëri nxënësit të vendosin kuti në kokë për t’i ndaluar ata të kopjonin gjatë provimit, transmeton rtv21.tv.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, prindërit thanë se “kjo është se si Luis Juarez Texis trajton dhe poshtëron klasën e tij’ dhe ata u kërkuan autoriteteve që të mbronin të drejtat e studentëve”.

Ata gjithashtu kërkuan që mësuesi të pushohet nga puna pasi kjo lloj “dhune” nuk duhet të tolerohet.

Në përgjigje të reagimit, shkolla sqaroi se ishte një “ushtrim dinamik” për të ndihmuar “zhvillimin psikomotor të studentëve”. Ata gjithashtu thanë që studentët kishin rënë dakord për stërvitjen më parë.

Shkolla shtoi se “respekton të drejtat e njeriut dhe individit”./21Media