Qyteti i Shkupit: Aplikimi deri më 14 gusht

Qyteti i Shkupit: Aplikimi deri më 14 gusht

Qyteti i Shkupit do të punësoj 20 persona me orar të shkurtuar në kuadër të projektit “Kontribute socio- arsimore përmes mbështetjes së kategorive të rrezikuara të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit”. Ndërsa 10 prej këtyre personave do të angazhohen për periudhën prej nëntë muajsh si asistentë arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme arsimore në nëntë shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit.

“Ne si Qyteti i Shkupit presim që në këtë mënyrë do të ndikojmë në përmirësimin e kualitetit të jetës së personave të cilët do ta shfrytëzojnë këtë shërbim dhe gjithashtu do të mundohemi të ndikojmë në përfshirjen sociale të grupit të qëllimit që janë personat e papunësuar, me çka do të mundohemi që ti angazhojmë ata me punë”, tha Valon Saliu Zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Nga lidhja nacionale e personave me nevoja të veçanta Maqedoni thonë se ky projekt është një ndihmë e madhe për ta, dhe se në këtë mënyrë do të jenë konkurrent në tregun e punës.

“Puna e parë është se si fëmijët me invaliditet të arrijnë deri tek shkollat dhe të jenë në shkollë. Domethënë në këtë mënyrë do të jenë më konkurrent në tregun e punës, domethënë do të shkollohen dhe më tutje në jetë do të kenë mundësi që edhe të punojnë, kjo që ka filluar të zhvillohet ngadalë. Problemi i dytë janë pengesat arkitektonike, qyteti ofron mundësi, domethënë para disa vitesh kemi marrë automjete të cilat janë të adaptuara, të cilat i përdorin anëtarët tonë për të arritur deri në punë, deri në shkollë dhe vende të tjera”, u shpreh Dejan Gergievski “Mobilnost”.

Në kuadër të projektit ata do të kenë të paguar trajnimin. Afati i aplikimit është deri në 14 gusht. Qëllimi i projektit është avancimi i shërbimeve sociale në territorin e qytetit të Shkupit, me theks kategorinë e rrezikuar sociale të qytetarëve dhe nevojat e tyre të përditshme./21Media