Hoti dhuron libra

Hoti dhuron libra

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, u ka dhuruar 481 sete librash në vlerë prej 50 eurosh nxënësve në Komunën e Lipjanit dhe Ferizajt. Të gjithë këta nxënës ishin fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë.

Me rastin e ndarjes së shpërblimeve, Hoti tha se është nder dhe privilegj të dhurojë libra dhe se përmes leximit këta nxënës do të jenë të barabartë me nxënësit e mbarë botës.

Komuna e Lipjanit në të gjitha nivelet e garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe asaj të Diturisë ka gjithsej 974 fitues.

Ndërsa, komuna e Ferizajt në të gjitha nivelet e të dyja garave ka gjithsej 2 mijë e 796 fitues./21Media