Kamzhiku ikonik i demave i Indiana Jones mund të jetë i juaji – nëse jeni të gatshëm të jepni ofertën prej 60,000 funtash për të

Kamzhiku ikonik i demave i Indiana Jones mund të jetë i juaji – nëse jeni të gatshëm të jepni ofertën prej 60,000 funtash për të

Ky është një nga 600 artikujt origjinalë dhe unikë që mund të merren në ankandin e ardhshëm për objekte të xhirimit, kostume dhe modele nga bota e TV-së dhe filmit, që është organizuar nga Prop Store.

Vizitorët në ekpsozitën e gjërave para shitjes në Londër mund të shikojnë nga afër disa nga shumë gjërat në shitje, përfshirë gjërat nga “Star Wars,” “Top Gun” dhe “Aliens.”

Sipas Stephen Lane, kryeshef ekzekutiv i Prop Store, që mbledh, ruan dhe nxjerr në shitje kujtimet nga filmat nga krejt bota, kamzhiku i Indit tashmë është një nga ofertat më të popullarizuara.
“Mendoj se kamzhiku i Indy është sinonim i karakterit të tij,” tha Lane. “Ai sigurisht e bart atë edhe në të gjithë filmat deri sot. Në fakt, është gjëja e parë që e sheh në ekran edhe në filmin ‘Raiders of the Lost Ark’. Fokusohet në kamzhik akoma pa e parë Indiana Jones, që është pamje shumë e mirë.”

Nuk është e çuditshme, kujtimet nga filmi “Star Wars” po ashtu, janë gjëra shumë të parapëlqyera nga adhuruesit.

“Ne i kemi disa gjëra fenomenale nga ‘Star Wars.’ Pjesa më kryesore në kapakun e katalogut të ankandit, në fakt, është një model miniaturë i Y-wing, që është përdorur në ‘Return of the Jedi’ dhe që është vlerësuar se do të shitet për 100,000 deri 200,000 funta, pra është artikull shumë i shtrenjtë, por është modeli i vetëm origjinal miniaturë i Y-wing që është nxjerrë në treg.”
Lane tha se versionet e reja të filmave dhe vazhdimet e tyre ndihmojnë që të zgjohen interesime të reja në gjërat klasike.

“Filamt fantashkencë dhe me superheronj janë shumë atraktivë, kështu që ka shumë njerëz të interesuar për gjërat e Marvel që i kemi ne” tha ai. “Ngase shihni interesimin që është shtuar për ‘Star Wars’ tani me filmat e rinj që do të dalin, kjo përfundimisht pati ndikim në kujtimet nga filmat. Dhe këtu nuk përfshihen vetëm objektet e skenës dhe kostumet, kemi parë të njëjtën gjë edhe në fushat tjera për koleksione të ‘Star Wars’, si në fushpn e figurave aksion.”

Ankandi i Prop Store mbahet direkt nga 1200 BST në BFI IMAX dhe në internet më 26 shtator./21Media