Nxirret në ankand një pjesë e flamurit të Nelson që valëviti në Trafalgar

Nxirret në ankand një pjesë e flamurit të Nelson që valëviti në Trafalgar

Një pjesë e flamurit të Union Jack që besohet të ketë valëvitur në anijen e admiralit britanik Lordit Horatio Nelson gjatë betejës së Trafalgarit do të nxirret në ankand në Londër më 17 janar.

Fragmenti është pjesë e koleksionit të relikeve të Nelson që do të nxirret për shitje, ku përfshihen armë, “arka e tij për grog” dhe letrat personale.

Paraqitet në shitjen e pasurive trashëgimore mbretërore dhe aristrokratike që mbahet nga shtëpia e ankandit Sotheby.

Pjesa e flamurit, e emërtuar “The Victory Jack,” ka një çmim të vlerësuar midis 80,000-100,000 funte.

“Flamuri ka një histori të mrekullueshme” i tha Reutersit Gabriel Heaton, specialist për libra dhe dorëshkrime në Sotheby.

“U përdor si pjesë e ceremonisë së madhe të varrimit të Nelson pas vdekjes së tij në betejë. Dhe pjesë të tij ishin shqyer dhe janë ruajtur nga detarët besnikë që kishin humbur komandantin e tyre shumë të dashur” tha ai.

Flamuri i fundit komplet i Union Jack që ka mbijetuar nga betejat kapi çmimin 384,000 funte në vitin 2009, rreth 20 herë mbi çmimin e vlerësuar.

Beteja e Trafalgar ishte përplasje detare që ndodhi në vitin 1805, ku britanikët humbën nga flotat numerikisht superiore franceze dhe spanjolle. Nelson u plagos për vdekje gjatë betejës, që e betonoi statusin e tij si hero kombëtar në Britani./21Media