41 numri i viktimave

41 numri i viktimave

Edhe një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ekipi i RTV21 ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar pamje nga ky aksion.

Sipas oranews bëhet fjalë për trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt, i cili u nxorr nga rrënojat e hotel “Miamare”. Viktima u  transportua me ambulancë për në morg.

Për momentin operacioni përfundoi, por do të bëhen verifikimet nëse ka apo jo persona të tjerë dhe më pas do merret një vendim.

Numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka shkuar në 41./21Media