Coveri është baladë e shoqëruar me videoklip

Coveri është baladë e shoqëruar me videoklip

Këngëtarja e mirënjohur Mirsa Kërqeli, e cila për ca kohë kishte pauzuar nga skena muzikore, tashmë po sjellë disa përpunime të këngëve.

Mirsa, ka lansuar coverin e saj të radhës me titull “O jaran”, që është baladë e  shoqëruar me videoklip nga UrbanGraphics, shkruan rtv21.tv

 

 

Në muajin korrik këngëtarja ka publikuar një video cover me disa prej këngëve të famshme në bashkëpunim me Butrint Rashitin,  si : “Pa fat” nga Sinan Vllasaliu dhe Nora Istrefi,  “Pa 1 pa 2” nga Sinani Vllasaliu, “Ajo me mbyti” nga Hekurani Krasniqi dhe Fisnikët.

Mirsa, njihet për hitet e saj “Punë e Madhe”, bashkëpunim me Lyrical Son, “Buzën mbi buzë” bashkëpunim me Gencin, “Në banesën time”, e shumë hite të tjera.

Kujtojmë se tash e sa vite Mirsa jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre./21Media