OAK: Bojkoti i përgjithshëm do të vazhdojë

OAK fton KGJK-në që me urgjencë t’i shfuqizojë Urdhëresat dhe Rekomandimin

Oda e Avokatëve të Kosovës bën të ditur se bojkoti i përgjithshëm do të vazhdojë dhe se bojkoti do të zgjasë deri tërheqjen e urdhëresave dhe rekomandimit nga ana e KGJK-së.

“OAK sot ka pranuar me shqetësim vendimin e KGJK-së, përkundër domosdoshmërisë dhe arsyeshmërisë së shfuqizimit të urdhëresave dhe rekomandimit, KGJK-ja ka vendosur që të mbajë në fuqi këto Urdhëresa dhe Rekomandimin, me çka OAK është e detyruar që BOJKOTI I PËRGJITHSHËM do të VAZHDOJË.”, bën të ditur OAK.

Oda e Avokatëve të Kosovës fton Këshillin Gjyqësor të Kosovës që t’i shfuqizojë Urdhëresat dhe Rekomandimin

“Ky bojkot do të zgjasë deri në tërheqjen e urdhëresave dhe Rekomandimit nga ana e KGJK-së. Më qëllim të parandalimit të pasojave për qytetarët dhe imazhin e institucioneve të drejtësisë, Oda e Avokatëve të Kosovës fton KGJK-në që me urgjencë t’i shfuqizojë Urdhëresat dhe Rekomandimin”, bën të ditur më tutje OAK./21Media

Back to top button