Pjesë memorandumit është edhe përkrahja e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social

Loading...

Pjesë memorandumit është edhe përkrahja e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Klubin Slloven të Bizneseve (KSB), me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe për të siguruar qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë aktiviteteve të përbashkëta për ndikim në politikë-bërje.

Pjesë e këtij memorandumi janë edhe vendimmarrjet që ndërlidhet me qëllimet kryesore të të dyja palëve, si dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit reciprok për promovimin dhe përkrahjen zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se OAK është e fokusuar në shërbimet e bizneseve, rrjetëzimin, identifikimin e problemeve të bizneseve, të cilat janë të shumta, deri tek alternativat e zgjidhjes së tyre.

Ndërsa, Bajram Fusha nga Klubi Slloven i Bizneseve, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit për krijimin e partneritetit në mes bizneseve kosovare dhe atyre sllovene, si dhe organizimin e takimeve.

Ndryshe, me anë të këtij memorandumi, anëtarët e OAK-së dhe Klubit Slloven do të kenë mundësi shumë të mëdha komunikimi dhe rrjetëzimi ndërmjet vete.