OAK përshëndet vendimin e Qeverisë për pikën doganore në Durrës

Dje u shënua fillimi i punës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit

Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndet fillimin e punës të Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, e cila ka ardhur pas vendimit të marrë në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, me datën 26 nëntor në Pejë.

“OAK hapjen e kësaj pike doganore e konsideron si ndihmë të madhe për bizneset. Me anë të këtij vendimi të dy qeverive, do të rritet shpejtësia e ardhjes së produkteve dhe zvogëlimi i vonesave në arritjet e produkteve nga jashtë deri në Kosovë. Gjithashtu bizneset do të kenë një kosto prej disa miliona me pak si dhe porti i Durrësit do të behët shumë me atraktiv për bizneset tona”, bëhet e ditur në njoftim.

OAK beson shumë se vendimi i marrë nga Kryeministri Haradinaj qe ky vit të shpallet si vit i zhvillimit ekonomik të vendit, do të pasohet edhe nga shumë vendime të tjera të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme për vendin tonë.

Me ceremoni zyrtare është shënuar fillimi i punës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, me ç’rast është thënë se ky është hap shumë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Back to top button