Kosova dhe Maqedonia e Veriut tërheqin masat ndaj njëra tjetrës

Kosova dhe Maqedonia e Veriut tërheqin masat ndaj njëra tjetrës

Oda e Afarizmit të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Maqedonisë së Veriut për heqjen e taksës të vendosur në qershor të këtij viti për ndalimin e importit të peshkut me origjinë nga Kosova.

Sipas OAK-së, ky vendim vjen si pasojë e presionit që MTI i ka bërë Maqedonisë Veriore duke vendosur taksë reciproke ndaj disa produkteve, gjë e cila shihet se ka pasur efekt.

Edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës ka hequr taksën e vendosur për Maqedoninë e Veriut.

OAK ftoi Qeverinë e vendit që të rrisë përkrahjen e prodhuesve vendorë dhe të përdorë masa reciprociteti ndaj vendeve që pengojnë bizneset e Kosovës.

Për më tepër, OAK rikujton institucionet e Kosovës për nevoja të mëdha që i ka biznesi vendor, andaj kërkon të kenë përkrahje maksimale”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe OAK kishte reaguar menjëherë pas marrjes së vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndalimin e shitjes së rasatit të peshkut me origjinë nga Kosova.

Në lidhje me këtë, Oda i ishte drejtuar me një letër ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi.