“OAK do të jetë një zë i fuqishëm për operatorët ekonomikë të naftës”

Sherifi: Për cilësinë e naftës është kompetent Dogana e Kosovës me trupat e saj në kufi

Sektori i derivateve të naftës në Kosovë konsiderohet ndër tregjet më fitimprurëse, ndonëse vazhdimisht ka pasur edhe debate të ndryshme rreth mënyrës së importit dhe efikasitetit të kontrollimit dhe cilësisë së këtij produkti në doganat e vendit.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit “Tregu i naftës në Kosovë”, organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ku u diskutuan temat për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdoruesit e naftës.

Drejtori ekzekutiv në OAK, Ismet Mulaj, ka thënë se OAK do të jetë një avokat dhe zë i fuqishëm për operatorët ekonomikë të naftës dhe këtij sektori për rregullimin e kësaj fushe që ky sektor të jetë më i besueshëm te konsumatori.

Sherif Sherifi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se për cilësinë e naftës është kompetent Dogana e Kosovës me trupat e saj në kufi.

Zëvendës ministri i Financave, Hyzer Gashi, ka thënë se në mungesë të një vullneti ende ka probleme dhe barriera për zhvillimin e veprimtarinë e tregut të naftës, mirëpo tha se janë të interesuar që të bëjnë zgjidhje në mënyrë ligjore efikase për një ekonomi të tregut për një barazi dhe zhvillim real.

Sipas tij, me pakon fiskale për obligimet dhe lirimet nga shteti deri në mars do të ketë impaktin te të gjitha bizneset. Ai ka thënë se asnjë subjekt të mos ngarkohet padrejtësisht. Sipas tij, informaliteti do të zhduket dhe do të bëhet një treg dhe ekonomi e lirë, duke vijuar në rrugën e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se të gjithë janë të interesuar për një treg liberal, mirëpo kjo nuk po arrihet shkak i mungesës së ligjit, i cili nuk po arrin të miratohet në kuvend.

Ai ka thënë se sa i përket ndotjes së ambientit ka thënë se ky sektor nuk është dëmtues i ambientit.

Kryetari i OAK Skënder Krasniqi ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë sqarime përse çmimet mbesin më të larta të derivateve në Kosovë në krahasim me rajonin dhe po ashtu kërkoi të di si është e rregulluar çështja e distancës ndërmjet pompave në Kosovë.

Ai mori shembull se shumë qytetarë shkojnë në Maqedoni për t’u furnizuar me derivate për shkak të çmimit më të ulët.

Naftëtarët u shprehën se shteti dhe qytetarët po i konsiderojnë si biznese të kriminalizuara, mirëpo ta thanë se operojnë ndershëm dhe janë mbushës të buxhetit të shtetit.

Besnik Sadiku nga Hib Petrol, ka thënë se të gjitha dyshimet për krim në sektorin e naftës janë rezultuar se nuk qëndrojnë me kontrollet që janë bërë nga MTI.

Në fund OAK adresoi disa rekomandime se si operatorët e këtij sektori të jenë më të suksesshëm në veprimtarinë e tyre.

Back to top button