OAK: Të krijohet Agrobanka për zhvillim

Kriijimi i Agrobankave dhe krijimi i kompanive do të ndikojnë pozitivsht në zhvillimin bujqësor në vend

Oda e Afarizmit të Kosovës ka organizuar tryezën me temë ” Bujqësia dhe zhvillimi rural-sfidat në Kosovë” ku janë numëruar një sërë sfidash me të cilat përballen bujqit. Në këtë konferencë ndër të tjera u që shteti të garantojë çmimin në produkte, por edhe të krijohet një Agrobanke për zhvillim.

Profesori i UP-së, Bajram Berisha tha se Kosova ka klimë të përshtateshe e cila mundëson që të prodhohen ushqime të ndryshme.

Ai ka kërkuar që të ndryshojë kultura e mbjellës së tokave bujqësore në Kosovë dhe jo të mbjellim vetëm grurë, misër, domate dhe patate, sepse këto kultura bujqësore nuk krijojnë vende të reja të punës për popullsinë e Kosovës.

Berisha shtoi se ndarja e subvencioneve po bëhet në mënyrë jo të duhur, pasi sipas tij, ndarja duhet të bëhet në bazë të frutit dhe jo në bazë të hektarëve.

Ndërkaq, pronari i kompanisë, “Besimi Commerc”, Hyzer Gashi tha se problemi kryesor tek ne është tregu, ku rekomandoi që komunikimi në mes të prodhuesit dhe konsumatorit të bëhet në mënyrë direkte, duke e eliminuar tregtarin e markeve, i cili ka qëllim uljen e çmimit.

Ai tha se Kosovës i duhet një institucion financiar i cili e lidhë komunikimin real.

Si konkluzione kryesore të këtij takimi ishin që duhet të krijohen regjione të specializuara për produktet e caktuara bujqësore; të investohet në mbylljen e ciklit të prodhimit në ato fabrika deri në produktin final; të subvencionohet në sasi dhe jo në hektarë; shteti duhet të garantojë çmimin në produkte; shteti duhet të obligojë fermerin që të paguajë 3% të tatimit dhe të mos vazhdojë të obligojë biznesin dhe të krijohet një Agrobanke për zhvillim.

Më tutje u theksua që investimet në bujqësi shihen si investime të rrezikshme dhe të pasigurta, andaj krijimi i Agrobankave dhe krijimi i kompanive të cilat do të jenë bartës i zhvillimit të bujqësisë, do të ndikojnë pozitivsht në zhvillimin bujqësor në vend.

Back to top button