Oblak po mendon largimin

Oblak po mendon largimin

Portieri slloven, Jan Oblak, ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën e Djajve të Kuq. Atletico Madridi mund ta humbasë edhe një yll të skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës, pasi edhe Jan Oblak po mendon largimin.

Sipas ESPN FC, slloveni dëshiron të luajë me Manchester Unitedin, duke filluar nga edicioni i ardhshëm i Premier Ligës. Oblak ka vazhduar kontratën me Atleticon në muajin prill dhe me marrëveshjen e re ai do të jetë pjesë e Los Colchoneros deri më 2023.

Megjithatë, ai po mendon që të ndryshojë ambient dhe i pëlqen të kalojë në radhët e United, të cilët do të kërkojnë një portier të ri, pasi David De Gea pritet të largohet gjatë verës. Oblak është transferuar tek Atletico në vitin 2014 nga Benfica për 16 milionë euro dhe tani ai klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh.