OBSH alarmon për nivel të lartë të vdekjeve nga ndotja e ajrit

OBSH ka publikuar raportin

Të paktën 1.4 milionë evropianë vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ambientit, që paraqet 15 për qind të numrit të përgjithshëm në nivel vjetor në Evropë, thuhet në raportin e publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas tyre, rreth gjysma e këtyre vdekjeve është shkaktuar nga ndotja e jashtme e ajrit, si dhe ajri i ndotur në hapësirën e mbyllur./21Media

Back to top button