Ekonomia globale humbet plot 1 miliard dollarë në vit për shkak të përhapjes së depresionit

Ekonomia globale humbet plot 1 miliard dollarë në vit për shkak të përhapjes së depresionit

Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e saj ka bërë të ditur se depresioni është sot shkaktari kryesor i shëndetit të keq dhe sëmundjeve në botë.

Raporti tregon se ka një rritje drastike e numrit të njerëzve të cilët vuajnë nga depresioni. Kjo gjendje është shndërruar në problem më të madh botëror, teksa më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën janë të diagnostifikuar me depresion, një rritje kjo prej më tepër se 18% nga vitit 2006 deri në 2015.

Sipas tyre, kjo gjendje jo vetëm që po krijon plagë dhe probleme sociale në marrëdhëniet ndërnjerëzore, por gjithashtu përbën një kosto miliarda dollarësh në ekonominë globale.

OBSH ka bërë thirrje që problemet mendore të trajtohen më tepër dhe të merren në konsideratë, pasi jo vetëm shkaktojnë probleme fizike, po kanë impakt më negativ në shoqëri se këto të fundit./21Media