O’Conell: Qeveria e ardhshme të japë pensionet për të dhunuarat në luftë

O’Conell: Qeveria e ardhshme të japë pensionet për të dhunuarat në luftë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se Qeveria e ardhshme duhet ta formojë Fondin për pensione për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ai kërkoi që këto pensione të jenë dinjitoze sepse shumat e vogla do të ishin diskriminuese për këto viktima.

Sipas tij, të mbijetuarat dhe fëmijët e tyre nuk duhet të fajësohen për atë që u ka ndodhur. Ai tha se këto viktima nuk duhet të ndihen të larguara nga shoqëria dhe të rritet niveli i llogaridhënies ndaj këtyre viktimave.

O’Conell këtë deklaratë e ka thënë gjatë një tryeze që u organizuar sot nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës./21Media