Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve

Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve tek obelisku i personave të pagjetur në Kosovë ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë do të shënohet me një sërë aktivitetesh duke filluar nga ora 09:00 do të mbahet një marsh paqësor.

Pastaj do të bëhet edhe promovimi i librit “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” me rrëfime të familjarëve të personave të pagjetur.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, u vranë më shumë se 13 mijë e 500 persona. 20 vjet pas përfundimit të kësaj lufte, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 650 personave, të cilët konsiderohen të pagjetur.