Dua rrëmbeu dy çmime 'Grammy'

Loading...

Dua rrëmbeu dy çmime ‘Grammy’

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve në ‘Grammy Awards’. Nga ky event, Dua Lipa rrëmbeu dy çmime, ‘artistja më e mirë e re’ dhe ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).

Natyrisht, që kjo na bën krenarë të gjithë ne!

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka uruar Dua Lipën, duke e vlerësuar lart rolin e saj.

“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shtetave.”, ka shkruar ai në Facebook.

Disa nga artistët që ishin prezent në këtë event ishin nominuar për herë të parë për një çmim “Grammy”. Ky është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore./21Media