O'Connell: Të kujtojmë dhe të pranojmë atë që ndodhi në Kosovë

O’Connell: Të kujtojmë dhe të pranojmë atë që ndodhi në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell ka takuar sot familjarët e viktimave të masakrës së 22 majit 1999 në Vushtrri. Pas takimit, O’Connell ka deklaruar se pajtimi fillon duke treguar dhe dëgjuar të vërtetën.

“Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen. Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: “Ne nuk dojmë hakmarrje. Nedëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë.”, ka deklaruar O’Connell.

Edhe kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Vushtrrisë. Në 20-vjetorin e masakrës së Vushtrrisë, Haradinaj është zotuar se nuk do të lejojnë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar.

Më 22 maj të vitit 1999 në qytetin e Vushtrrisë ishin vrarë në mënyrën më çnjerëzore 77 persona, derisa një person tjetër ende është në listat e të zhdukurve. Të njëjtën ditë ishin plagosur shumë persona, e po ashtu nga forcat serbe ishin arrestuar edhe qindra persona, qytetarë të Vushtrrisë. Personat e vrarë dhe të masakruar nga forcat serbe ishin dërguar në varrezë masive në poligonet ushtarake Beograd, për t’u zbuluar disa vite më vonë.

Për të kujtuar këtë ngjarje, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot u organizua akademi përkujtimore kushtuar martirëve të rënë para 20 vjetësh./21Media