Sipas ish-ambasadori, është e rëndësishme që çdo vend demokratik të bëjë çmos për të mbrojtur gazetarët

Sipas ish-ambasadori, është e rëndësishme që çdo vend demokratik të bëjë çmos për të mbrojtur gazetarët

Ish- ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell konsideron se është shumë e rëndësishme që secili të reagojë për të mbrojtur lirinë e gazetarëve. Lirinë e mediave e quan ‘gjak të demokracisë’, derisa thekson që nëse qytetari nuk është i informuar atëherë nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë.

Ruairi O’Connell në një intervistë për Kp, flet për domosdoshmërinë e gazetarisë për demokraci, ndërkohë përmend gjendjen në Kosovë, duke theksuar rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve serb dhe atyre shqiptar.

Këtë vit kemi para kërcënime kundër gazetarëve serb në Kosovë, duke i etiketuar si tradhtar, kemi parë sulme fizike ndaj gazetarëve shqiptar, kemi parë parti politike, qeveri, duke bërë presion kompanive që mos të reklamojnë në një medium. Këto janë krejt lojëra të papranueshme të presionit për gazetarë, dhe po përfaqësojnë një rrezik jetik për lirinë e medias”, thotë O’Connell.

Ish-ambasadori britanik në Kosovë thotë se është shumë e rëndësishme që çdo vend demokratik të bëjë çmos për të mbrojtur gazetarët, por që edhe qytetarët duhet të mbrojnë lirinë e medias.

Është shumë e rëndësishme të dëgjojmë kritika të gazetarëve sepse i dinë më mirë rrethanat në të cilat punojnë, nëse përdorim indeksin për mediat e lira botërore, mund të shohim që Kosova renditet çdo ditë në vendin 70-80. Kjo do të thotë që nuk është situata shumë e rehatshme, nuk është shumë e këndshme”, thotë ai.

O’Connell shton se viti 2018 ka qenë i rrezikshëm për gazetarët në botë, ndërkohë porositë që duhet reaguar në rastet kur ka informata për kërcënime, në mënyrë që të mbrohet liria e medias.

Kujtojmë se marrë parasysh rrezikun për gazetarët, sekretari i Jashtëm i Britanisë dhe ai i Kanadasë, kanë vendosur të krijojnë një fushatë botërore për të promovuar lirinë e medias.

Në Londër sivjet mbahet konferencë botërore për lirinë e medias dhe në kudër të kësaj fushate, për lirinë e medias është diskutuar edhe në Kosovë, në një organizim të Ambasadës Britanike, ku gazetarë shqiptar dhe të huaj kanë treguar përvojat nga puna e tyre.