Nuk humben shpresë. Nuk u dorëzuan"

Nuk humben shpresë. Nuk u dorëzuan”

Fitores së Kosovës në futboll iu është gëzuar edhe ish- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë kosovarët.

Nuk humben shpresë. Nuk u dorëzuan. Fituan. Urime djema! Urime Kosova! ”, ka shkruar O’Connell.

Kosova ka shënuar fitore 3 me 2 në ndeshjen me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani ishin golashënuesit e kësaj ndeshje.

Pas kesaj fitoreje Kosova është në vendin e tretë në grup me 5 pikë pas 3 ndeshjeve. /21Media