Oda e Afarizmit e shqetësuar për rënien e numrit të mullisëve

Zogaj tha se OAK ka kohë që është marrë me sfidat e prodhuesve

Oda e Afarizmit të Kosovës sot ka organizuar takim të përbashkët me prodhuesit e miellit në Kosovë, ku ka kanë paraqitur sfidat me të cilat përballet ky sektor.

Mes shumë vërejtjeve ata kanë theksuar si problem ngarkesën e acidit folik , subvencionimi i këtij sektori si dhe për politikat fiskale që ka ky sektor.

Drejtori ekzekutiv i OAK, Ismet Mulaj ka thënë se ky sektor ka rënie nga analizat që Oda ka bërë del se prej 99 mullisëve sa kanë qenë numri i tyre është zvogëluar në 40.

Ndërsa, Hysni Zogaj, anëtar i bordit të Odës tha se OAK ka kohë që është marrë me sfidat e prodhuesve duke ngritur shqetësim dhe se këtë cështje do ta trajtojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Ymer Jusaj, nga industria e grurit “Dardania”, ka treguar sfidat me të cilat përballet ai gjatë punës. Ai po ashtu ka thënë se mullisët janë detyruar të bëjnë investime shtesë pas hyrjes në fuqi të masës së acidit folik.

Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullisëve , tha se i kanë njoftuat të gjitha organet përgjegjëse për të gjitha problemet që kanë mullisët si dhe bujqit. Ai tha se një pjesë të fajit e ka edhe Ministria e Bujqësisë e cila nuk e ka mbështetur aq sa duhet edhe grurin. Sipas Zejnullahut ky sektor ka rënie si pasojë e vendosjes së shumë masave e një ndër to edhe e acidit folik.

Zëvendësministri i Bujqësisë Vesel Krasniqi, i ka informuar të pranishmit me procedurat dhe punën e Ministrisë.

Ai po ashtu është zotuar se e vetmja rrugë që do ta ndjekin nëse duan ta zhvillojnë ekonominë në vend është të merren seriozisht vërejtët e juaja. Ai po ashtu ka thënë se vendimi i fundit që është marrë për vendosjen e taksës për import të miellit nga Serbia është një nga masat që janë marrë në dobi të prodhuesve vendor . Ai është zotuar se në çdo formë shteti do të i mbroj prodhuesit./21Media

Back to top button