Oda Ekonomike ndan mirënjohje për Shell-in

Gërxhaliu tha se kjo kompani ka ndikuar në zhvillimin ekonomik

Oda Ekonomike e Kosovës i ka ndarë mirënjohje kompanisë “Royal Dutch Shell”, për kontribut në zhvillimin ekonomik, përmirësim të imazhit dhe promovimin e Kosovës përballë investitorëve të huaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se po e nderojnë një kompani që ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e imazhit po i ndajmë këtë mirënjohje Shellit. Dua të besoj që prania e Shellit në Kosovë është një mesazh për të gjitha brendet evropiane që t’ia mësyjnë Kosovës”, tha ai.

Wim Riegman, përfaqësuesi nga Shell, tha se nga bashkëpunimi me Al Petrolin po i japin qytetarëve të Kosovës derivate cilësore. Ai falënderoi Odën Ekonomike të Kosovës për mirënjohjen që i ka ndarë. “Nga ana e Shellit dua të them se jemi shume të nderuar që jemi në Kosovë. Tani mund të shesim derivate shumë kualitative edhe qytetarëve fë Kosovës”, tha Riegman.

Back to top button