OEK dhe BCC me marrëveshje për stabilitetin ekonomik

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Business Consultants Council (BCC), kanë nënshkruar një memorandumi i bashkëpunimit

Ky momerandum do të jetë në funksion të krijimit të një ambienti më të volitshëm ekonomik në Kosovë me qëllim të arritjes të stabilitetit ekonomik, politik, social, integrues, si dhe përshpejtim të proceseve integruese duke përmirësuar imazhin e Kosovës në harmoni me shtyllat e parapara në strategjinë Evropiane SBA.

OEK nëpërmjet një komunikate ka thënë se është e gatshme për avancimin dhe bashkëpunim me qëllim të  forcimit të partneritetit me bizneset dhe në këtë drejtim prioritet është avancimi i procedurave që mund të përmirësojnë objektivat ekonomike, zhvillimore, sociale si dhe një qëndrueshmëri ekonomike të Kosovës.

Në vijimësi të këtyre synimeve u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe “Business Consultants Council (BCC)”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Jehona Lluka-drejtoreshë ekzekutive e BCC, u pajtuan në këto pika si palët do të inkurajojnë, promovojnë dhe mbështesin bashkëpunimin ekonomik ndërmjet anëtarëve të tyre, eksperteve dhe ekipeve profesionale, në interes të dyanshëm.

“Palët do të ndjekin qëllimet e përbashkëta për të ndihmuar, promovuar, mbështetur dhe përmirësuar marrëveshjen në mes dy palëve, me qëllim zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social, organizimin e B2B dhe praktikave më të mira të biznesit, organizimi i takimeve në mes të dy konsulenteve dhe grupeve të caktuara të ndërmarrjeve, të kontribuojnë, zhvillojnë dhe mbështesin sektorin e NVM-ve përmes anëtarëve të BCC, të fuqizojnë angazhimin ekonomik dhe udhëheqës të grave,  të avancojnë  kushtet në mes të ndërmarrësve, anëtarësim kolektiv i BCC në Odën Ekonomike të Kosovës, gatishmëri për të vendosur standarde dhe kritere për rolin e këshilltarëve dhe përfshirjen në projekte të caktuara të bashkëpunimit publik, privat dhe ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë

Back to top button