OEK e gatshme t’i ndihmojë bizneset në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare

OEK dhe Ambasada Italiane të përkushtuara për thellimin e partneritetit për zhvillim ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti në takim Ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve.

Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo odë, me theks të veçantë u fol për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve Kosovare me kompanitë e ndryshme Evropiane dhe më gjerë.

Oda Ekonomike e Kosovës është shprehur e gatshme t’i ndihmojë bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike./21Media

Back to top button