Koinuma vizitoi OEK-un

Koinuma vizitoi OEK-un

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi sot ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë për Kosovë dhe Austri, Kiyoshi Koinuma.

Gjatë takimit, Rukiqi theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik me Japoninë përmes aktiviteteve konkrete të cilat mundësojnë promovimin e Kosovës, si vend atraktiv për investime dhe në të njëjtën kohë shfaqin potencialin e kompanive kosovare për eksport të produkteve e shërbimeve.

Rukiqi gjatë takimit pranoi ftesën nga Koinuma për të qenë pjesëmarrës në Forumin Biznesor që do të mbahet në Vjenë gjatë muajit tetor. Me këtë rast do të kremtohet 10 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Japonisë.

Në këtë forum do të marrin pjesë më shumë se 100 kompani japoneze të cilat do të kenë rastin të dëgjojnë mundësitë dhe lehtësirat që Kosova ofron në të bërit biznes. Oda Ekonomike e Kosovës ka kënaqësinë të jetë prezente në këtë forum i cili krahas thellimit të bashkëpunimit ekonomik mundëson rrjetëzim me kompani prestigjioze japoneze”, thuhet në njoftimin e OEK-ut./21Media