OEK hap zyrën për bizneset që duan qasje në fonde ndërkombëtare

Më 26 shkurt do të prezantohen edhe projekte nga sektori privat

Oda Ekonomike e Kosovës, (OEK), ka hapur zyrën për Projekte dhe Zhvillim Strategjik si përgatitje për konferencën e Londrës që organizohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( EBRD), që do të mbahet më 26 shkurt, ku do të prezantohen edhe projekte nga sektori privat.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, i ka ftuar bizneset që kanë projekte të aplikojnë në këtë zyre që gjendet në ambientet e OEK-ut.

Sipas tij, zyra për Projekte dhe Zhvillim Strategjik do të jetë permanente me qellim te grumbullimit te projekteve, qoftë në aspektin sektorial apo rajonal me qëllim të promovimit dhe hulumtimit për gjetje të donatorëve ose partnerëve për realizim dhe implementim.

Gërxhilu, ka thënë se zyra është hap në bashkëpunim me kabinetin e zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryetari i OEK-ut, ka përmendur edhe sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat në vend në gjetjen e fondeve për financim të projekteve të tyre.

Sipas tij, nuk mund të kemi integrim në Bashkimin Evropian pa integrim ekonomik./21Media

Back to top button