Është konfirmuar edhe viktima e parë mes radhëve të ushtrisë turke

Është konfirmuar edhe viktima e parë mes radhëve të ushtrisë turke

Të paktën 11 civilë janë vrarë dhe dhjetëra luftëtarë të tjerë kurdë apo edhe nga fraksionet pro turke, kanë humbur jetën sipas raporteve, ndërkohë që Turqia po vazhdon ofenzivën e saj ndërkufitare në zonat e kontrolluara nga kurdët në Sirinë veriore. Edhe viktima e parë mes radhëve të ushtrisë turke është konfirmuar nga Ankaraja.

Dhjetëra e mijëra njerëz ndërkohë kanë braktisur shtëpitë e tyre në mesin e kritikave në rritje të komunitetit ndërkombëtar, për ofensivën.

Turqia ndërhyri në Sirinë veriore të mërkurën pasi presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi trupat amerikane nga zona.

Analistët thonë se tërheqja amerikane i dha Turqisë dritën jeshile për të nisur sulmin e saj ndër kufitar. Republikanët në dhomën e përfaqësuesve njoftuan plane për të kaluar një ligj për sanksione ndaj Turqisë. Kjo e fundit e mbron ofensivën e saj duke thënë se po tenton të krijojë një zonë të sigurt të spastruar nga milicitë kurde, që do të presë edhe refugjatët sirianë. Turqia i konsideron milicitë kurde të forcave demokratike siriane, që kanë kontrolluar zonën ndër kufitare, si terroristë që mbështesin një rebelim anti-turk./21Media