Pakistani ka nisur ofensivën ndaj ISIS-it

Pakistani ka nisur ofensivën ndaj ISIS-it

Ushtria e Pakistanit thotë se ka nisur një operacion të madh kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik (ISIS) në rajonin veriperëndimor përgjatë kufirit afgan.

Një zëdhënës tha se militantët kishin fituar terrenin brenda Afganistanit dhe duhet të ndaloheshin nga shtrirja e ndikimit të tyre. Ai tha se operacioni “Khyber 4”, i mbështetur nga forca ajrore, do të përqendrohet në zonën malore të luginës Rajgal, shkruan BBC.

Pakistani më parë ka mohuar praninë e ISIS në territorin e tij.

Megjithatë, rritja e grupit – që shpesh quhet Daesh – në Afganistanin fqinj ka alarmuar Islamabadin dhe grupi ka ndërmarrë disa sulme në Pakistan gjatë dy viteve të fundit.